Nisma për Kosovën, tashmë do të veprojë si grup i vetëm parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, Bilall Sherifi, i cili është dhe shefi i Grupit Parlamentar të Nismës.
“Nisma nga sot do të veprojë si grup i vetëm parlamentar. Me këtë e kemi përmbush një premtim që e kemi bërë para elektoratit tonë, se nëse do t’i kemi 6 deputetë, do të veprojmë si grup i vetëm parlamentar. Dhe se kryesia dhe kryetari kanë vendosur, që unë të jem shef i grupit parlamentar për Nismën për Kosovën”, tha Sherifi.
Aktualisht Nisma për Kosovën në Kuvend ka shtatë deputetë./KosovaPress/