Nisma për Kosovën në Drenas ka pranuar humbjen në balotazhin e mbajtur në këtë komunë.
Deputeti i Nisma Për Kosovën Enver Hoti, ka thënë se partia e tij ka qenë në garë me siç tha ai “makineri institucionale”.
Hoti u shpreh se ajo çfarë është bërë e ditur në këto zgjedhje, është se Drenasi nuk është më bastion i PDK-së.
Ai tha se janë evidentuar shumë parregullësi gjatë procesit zgjedhor, duke vënë theksin në fshatin Tërsetnik, ku sipas tij ka pasur ndërhyrje të dhunshme gjatë gjithë procesit.
Ai ka falënderuar partnerët e koalicionit dhe qytetarët e Kosovës për këtë proces zgjedhor.
Megjithatë, Hoti tha se NISMA është tradhtuar nga kandidati i pavarur në raundin e parë të zgjedhjeve në Drenas, Xhavit Drenori./KosovaPress/