Sekretari për ekonomi dhe financa i Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi, nga selia e partisë në Drenas, ka thënë se Policia dhe Prokuroria e Shtetit janë vënë në shërbim të pushtetit.
“Po na I arrestojnë vëzhguesit tanë në Negroc. Kemi arrestim të komisionerit tonë. Policia dhe Prokuroria mos të bëhen dorë e zgjatur e pushtetit. Këto orë tash të pasdites të mos bëhen për manovrime të votave”, tha Bytyqi i Nisma për Kosovën. /KosovaPress/