Aktuale

Nisma përkrahë PDK-në në Ferizaj

Dega e Nismës për Kosovën, në Ferizaj i ka premtuar mbështetje PDK-së në zgjedhjet e balotazhit më 19 nëntor.

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, shefi i shtabit të Nismës, Adnan Islami. Sipas tij, kjo përkrahje i është dhënë PDK-së në mënyrë që të arrihet kthimi i besimit të qytetarëve në komunën e tyre.

Gara në raundin e dytë do të zhvillohet mes Agim Aliut të PDK-së, kundër Muharrem Svarqës së LDK-së./Indeksonline/