Aktuale

NISMA: PDK ka futur njerëz në cdo klasë

Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, përmes një komunikate për media, ka shfaqur shqetësimin për numrin e madh të vëzhguesve të akredituar të PDK-së.

“PDK është futur në çdo klasë ku është duke u votuar edhe kinse ka “koordinator të vëzhguesve”, gjë që bie ndesh me rregullat në fuqi të KQZ-së”, shkruan NISMA.

Bashkëpartiakët e Fatmir Limajt nga Drenasi, kanë shprehur shqetësim edhe për rastin se reklamat e kandidatit të PDK-së në Drenas, janë ende nëpër ambientet e shkollave ku po votohet.

Gjithashtu, NISMA për Kosovën, dega në Drenas, ka alarmuar për rastin i cili është duke qarkulluar në rrjete sociale, ku përmes një foto një qytetar tregon fletëvotimin e tij. /KosovaPress/