Mirëpo, pozita me këmbëngulje vazhdon të thotë se dialogu nuk do të ndërpritet, pasi është në favorin tonë dhe të paqes në rajon.
Sot kryeministri Mustafa, e ribëri të ditur se dialogu do të vazhdoi edhe përkundër vërejtjeve që ka pasur që nga rasti i fundit i trenit serb, shkruan lajmi.net.
Por, si duket deklarata e kryeministrit Mustafa nuk i ka zënë në befasi Nisma-n, pasi lajmi.net ka kontaktuar me sekretarin e Nismës, Bilall Sherifi i cili tha se nuk kanë pritur ndonjë ndryshim të vendimit.
“Pse a ka prite dikush ndryshim të qasjes së kësaj qeverie në raport me Serbinë? Nisma nuk ka pritur, prandaj ky vendim i kryeministrit nuk na ka befasuar“, u shpreh Sherifi.
Ndryshe, lajmi.net sot ka kontaktuar edhe me deputeten e AAK-së, Teuta Haxhija e cila tha se vazhdimi i dialogut është në favorin e Serbisë dhe në dëm të Kosovës. /Lajmi.net/