Aktuale

Nisma nis Konventën Elektorale, nuk guxon të shkëputemi nga populli

Nisma për Kosovën po mban Konventën Elektorale, me ç’rast po prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë dhe kandidatët për Kuvende Komunale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi, ka porositur bashkëpartiakët e tij që të mos shkëputen nga populli sepse herët e vonë do të ballafaqohen me të. “Mos ta ndjekim rrugën e atyre që kanë marrë theqafjen.

Ne jemi përfaqësues të popullit dhe nuk guxojmë të shkëputemi nga populli”, tha Sherifi.