Nisma për Kosovën ka ngushëlluar prindërit e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrirt Dehari, i cili ka ndërruar jetë sot në Burgun e Prizrenit.
“Lajmi për vdekjen tragjike të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, na ka goditur jashtëzakonisht shumë, tejmase, saqë nuk gjejmë dot fjalë për të përshkruar trishtimin që na solli ky lajm.
Në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të pa lodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles.
Gjithashtu ngushëllimet tona ju shprehim Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në ngushëllimin e Nismës, transmeton KosovaPress.