Aktuale

Nisma: Në fshatin e Ramiz Lladrovcit ka pak votues

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas ka akuzuar militantët e Partisë Demokratike të Kosovës se po shantazhojë votuesit.

Shefi i shtabit zgjedhor të Nismës për Kosovën , Mehdi Thaçi në një konferencë për media, ka thënë se në qendrën e vendvotimit në Sankovc janë disa probleme ku nga partia ne pushtet po insistojnë që t’i bindin qytetarët të votojnë për ata.

Sipas tij, Driton Ajazi, i cili është punonjës i një banke ku shef e ka Bislim Zogun. Ajazi sipas tij, në mënyra të ndryshme po i shantazhon votuesit.

Thaçi shtoi se nga fshati prej nga vjen kandidati i PDK-së ka shumë pak votues.

“Kemi rastet në terren ku është raportuar në falshin Nekovc, ku njerëzit që kanë votuar në një vend po e dërgojnë në një vend tjetër, ka mungesë të llampave”, tha ai./KosovaPress/