Ka shumë kohë që flitet se Nisma për Kosovën mund të ndërrojë emrin. Mirëpo siç mëson Gazeta Metro, kjo do ndodhë sot.
Nisma për Kosovën nga sot e tutje do quhet Nisma Social Demokrate.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi edhe më parë e kishte përmendur si dhe potencuar se kësaj partie do t’i ndërrohet emri.
Ndërkohë, Këshilli kombëtar i NISM’ës është duke mbajtur mbledhjen ku në rend dite janë disa tema si: Analiza e punës së Nismas në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, zbatimi i programit të Nismas dhe angazhimi i mëtutjeshëm për fuqizimin dhe strukturimin e parties.
Ndërkaq, po në këtë mbledhje Kryesia do t’i propozoj Këshillit Kombëtar të Nismës që nga sot Nisma për Kosovën të ndryshoj emrin në NISMA Socialdemokrate, shkruan Gazeta Metro.