Komuna e Prishtinës, përgjatë sheshin kryesor ka vendosur dekorime në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Poe siç duket ato nuk janë vënë si duhet, pasi ka mjaftuar një erë jo shumë e fortë që t’i përplasë për toke.
Sonte, me ndryshimin e motit qytetarët kanë parë se si disa prej atyre simboleve e afisheve kanë rënë në tokë, e disa të tjera janë shtrembëruar.
Në sheshin Zahir Pajaziti tashmë është vendosur edhe skena, pasi më 17 shkurt do të mbahet një koncert, ku do të performojë edhe Rita Ora.