Aktuale

Nisin procedurat për realizimin e dy projekteve me rëndësi për qytetin e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, gjatë kësaj jave ka nënshkruar dy urdhëresa, me të cilat ka urdhëruar zyrën e prokurimit për fillimin e procedurave për hapjen e tenderëve për projektet “Aplikimin e masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”.

Ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim me MAPL-në, ndërsa urdhëresa e dytë ka të bëjë për hapjen e tenderit për “Renovimin e ndërtesave publike-fasadimi i objektit kolektiv në rrugën Sheh Mihedini në qytetin e Rahovecit”.

Në kuadër të projektit, i cili do të realizohet në bashkëfinancim në mes të Komunës së Rahovecit dhe MAPL-së për “Aplikimin e masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”, do të rregullohet ndriçimi publik në rrugët “Mizair Isma”, “Avdulla Bugari”, “Xhelal Hajda”, “Sheh Mihedini”, “Jahja Danuza” dhe rruga “Shkelzen Krasniqi”.

Ndryshe, ndriçimi publik do të jetë modern.