Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike kanë organizuar në Prishtinë konferencën e parë rajonale për Kërcënimet e Sigurisë Kibernetike, e cila konferencë do të zgjasë dy ditë.
Nehat Mustafa, zv.ministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka marrë hapa për siguri kibernetike, me çka edhe ka themeluar Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike.
Mustafa tha se zhvillimi i internetit, përveç anëve të tij pozitive, ka probleme të shumta siç është edhe keqpërdorimi që i bëhet internetit. /KosovaPress/