Aktuale

Nis takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

Në objektin e Kuvendit të Kosovës ka nisur takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Para pak minutash, në objektin e Kuvendit ka arritur edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, pasi që aty më herët kishin arritur zyrtarët e LDK-së, shkruan lajmi.net.

Para takimit, Kurti tha se është optimist për një marrëveshje me LDK-në, dhe se ka vullnet për një gjë të tillë.

Sidoqoftë, partia e Kurtit ka vendosur mos ta respektojë afatin e presidentit Thaçi prej 48 orësh për caktimin e emrit për kryeministër.

the authorGazetaKNN