Një delegacionin i Bunestagut gjerman, i udhëhequr nga njëriu i afërt i kancelares Angela Merkel, Peter Beyer,tashmë ka arritur në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për t’u takuar me kreun e kësaj partie, Isa Mustafën.
Takimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka filluar në ora 08:00, derisa, pas vizitës në LDK, delegacioni gjerman do të takohet edhe me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka nisur për në Kosovë, një delegacion, të kryesuar nga Peter Bauer, me qëllim të bëjë presion mbi Vetëvendosjen dhe LDK-së, që të dyja këto të arrijnë koalicion qeverisës.
Kjo pasi të dy partitë kanë pezulluar takimet pasi që nuk po dakordohen për pozitën e presidentit.
Deputeti gjerman i partisë së kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, është zgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.