Aktuale

Nis takimi Danielsson -VV, marrin pjesë Ymeri e Çaushi

Ka filluar takimi në mes të drejtorit të Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian FDanielsson, me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë takim nga përfaqësuesit e VV-së, po merr pjesë kryetari i kësaj lëvoizjeje Visar Ymeri, si dhe nënkryetari Driton Çaushi.

Takimi është duke u zhvilluar pa prezencën e mediave, të cilat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga takimi, raporton KosovaPress-i.

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, gjatë ditës së sotme do të takojë edhe përfaqësues të bllokut opozitar AAK dhe Nisma./KosovaPress/