Aktuale

Nis sërish çarja mes LDK’së e AAK’së, përplasen për një fjalë

Time Kadriaj, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, për manipulim të marrëveshjes së arritur ndërmjet liderëve.

“Ndryshimi i vetëm ka qenë në pikën 1.2 që në fund të paragrafit i shtohet si orientim”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

“Kjo ka qene marrëveshja e për këtë kemi votuar. Çka ka dalë jashtë kësaj është manipulim me Komisionin dhe votat e deputetëve. As në seancë e as në komision nuk është sjell asgjë e shkruar nga ato qe po supozohet që janë votuar por veç janë lexuar paragrafët”, ka shkruar ajo.

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

“Marrëveshja siç shihet ne foton ne vijim për nenin 3 te ligjit për demarkacion është arritur te enjten mbrëma (22 shkurt) me partitë e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vërtetojnë këtë te pranishmit ne zyrën e kryetarit te Kuvendit. Marrëveshja është shkruar ne zyrën e tij”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.