Aktuale

Nis seanca, të pranishëm vetëm 62 deputet, mungon kryetari, opozita dhe qeveritarët

Vazhdimi i punimeve të seancës së Kuvendit nga dita e djeshme, sot duket se nuk ka interesimin e e komplet kabinetit qeveritarë, ndërkohë që edhe shumë nga deputetët po mungojnë në sallë.

Deputetët e opozitës nuk ndodhen aty, edhe pse të njëjtit po shihen në bufen dhe korridoret e Kuvendit.

Në seancën e sotme nuk është i pranishëm as kryetari i Kuvendit, i cili javë më parë ngriti zërin duke kërkuar që të gjobiten deputetët që nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit. /KosovaPress/