Aktuale

Nis seanca për ditën e gruas

Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës po mban seancë të veçantë, e cila po i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Fillimisht po flet kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Deputetëve të Kuvendit të Republikës do t’iu drejtohet Vasfije Krasniqi-Goodman.

Vasfije Krasniqi është njëra nga femrat e rralla kosovare që ka folur për dhunën e përjetuar seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo si 16-vjeçare ishte marrë nën kërcënimin e armëve nga shtëpia e saj më 13 prill 1999 nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë.

Rreth 20 mijë gra i janë nënshtruar dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

Vasfije Krasniqi tani jeton në SHBA dhe është nënë e dy fëmijëve. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN