Aktuale

Nis seanca ku pritet të vendoset për aktakuzën ndaj Azem Sylës dhe 40 të tjerëve

Ka nisur seanca për konfirmim ose jo të aktakuzës në rastin “Toka”. Seanca është teknike, prandaj gjyqtari ka treguar se seanca është e mbyllur për publikun.
“Para se të filloj dua të them për mediat se kjo është seancë teknike ku konfirmohet ose jo aktakuza, pra është teknike dhe e mbyllur për publikun kështu edhe për mediat.

Por, ju mund të merrni disa sekuenca dhe të largoheni. Nëse do të ketë shqyrtim kryesor, do të keni mundësi të jeni pjesë e gjykimit”, ka thënë kryetari i trupit gjykues Arcadius Sadek, raporton KTV.

Në rastin “Toka” të akuzuar janë 40 persona në mesin e tyre Azem Syla, ish deputeti i PDK-së, Fahredin Gashi, Shpresim Uka e të tjerë të dënuar edhe në rastin Bllaca.

Azem Syla vazhdon të jetë paraburgim.