Aktuale

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, diskutohet për bllokimin e KQZ-së

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite është diskutimi për bllokimim e Komisionit Qëndror Zgjedhor.

Seanca e sotme është thirrur nga partitë opozitare.

Kujtojmë se opozita tash e disa kohë e kishte akuzuar presidentin Thaçi se e ka bllokuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Pas përfundimit të debatit, pritet votimi i një rezolute. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli