Kanë nisur të rrënohen shtëpitë e banorëve të Shipitullës.
Ky veprim ka ardhur pas marrëveshjes së banorëve me Qeverinë për zhvendosjen e tyre nga fshatrat Shipitullë dhe Hade, njofton Klan Kosova.
Rrëzimi i shtëpive i lë hapësirë ekskavatorëve që të nxjerrin thëngjillin nga nëntoka e këtij lokacioni.
Qeveria ka premtuar se pas këtij veprimi nuk do të ketë më krizë me energjinë elektrike.