Ditët e nxehta kanë arritur herët në Prishtinë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, ky prill ka qenë më i nxehti në 80 vitet e fundit në Kosovë.
E këtë ngrohtësi po dinë si ta shfrytëzojnë disa fëmijë në sheshin e Prishtinës. Ata sot janë parë duke u argëtuar me ujin e shatërvanit që gjendet afër statujës së ‘Zahir Pajazitit’.
Madje ata ishin krejt të zhveshur dhe nuk i pengonte fakti që kalonin shumë njerëz rreth tyre, qeshnin e i fotografonin.
Kjo nuk po ndodh vetëm këto ditë, pasi edhe viteve më parë, në kohët e nxehta fëmijët ashkalinjë u freskoheshin në këtë mënyrë.