Aktuale

Nis ndërtimi i rrethërrotullimit tek udhëkryqi Lipjan-Magurë-Shtime

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti dhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku gjatë ditës së sotme po ashtu kanë bërë edhe inagurimin e fillimit te punimeve në ndërtimin e rrethërrotullimit tek udhëkryqi Lipjan – Magurë -Shtime.

Ky projekt u vlerësua si shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm nga Kryetari Ahmeti dhe Ministri Zharku për të gjithë ngasësit në këtë pjesë rrugure.Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku ka thënë se përpos këtij projekti janë në procedura të prokurimit për fillimin edhe të projekteve tjera infrastrukturore në Komunën e Lipjanit.

Ndërsa, Kryetari Imri Ahmeti në emër të të gjithë qytetarëve lipjanas ka falënderuar Ministrin Zharku për mbështetjen e tij në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në territorin e Komunës së Lipjanit.Këtë projekt do ta financojë Ministria e Infrastrukturës dhe do të kushtoj 242,310.27 euro.