Aktuale

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, të pranishme të gjitha partitë opozitare

Kryesia e Kuvendit ka nisur mbledhjen në të cilën do të vendoset se kur ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, do të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit.

Kjo është mbledhja e parë, pas gati 6 muaj, në të cilin po marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike – pozitë dhe opozitë.