Aktuale

Nis faza e pestë e dezinsektimit

Pas përgatitjeve teknike dhe operative, prej sot e deri më 15 gusht nis faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës, gjatë të së cilës do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30 nëpër lagjet e caktuara.

Më 10 gusht dezinsektimi do të bëhet në Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton. Më 11 gusht: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica. Më

12 gusht: Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, NIC dhe Kazerma Adem Jashari.

Më 13 gusht dezinsektimi do të bëhet në lagjet Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria. Më 14 gusht: Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi, ndërsa më 15 gusht dezinsektimi bëhet në Bërnica, Hajvali, Bërnica e Poshtme, Barilevë, Besi, Bardhosh, Kolovica e Re.

Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komuna fton të gjithë qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësira së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.