Rajon & Botë

Nis beteja për rimarrjen e Mosulit nga ISIS

Një operacion ushtarak i ushtrisë së Irakut për të rimarrë nën kontroll qytetin Mosul, i cili është bastioni i fundit i të ashtuquajturit “Shtet Islamik” (ISIS) në këtë vend, ka nisur sot.

Bombardimet filluan sot në mëngjes, pas një operacioni shumë të pritur nga forcat qeveritare irakiane, Peshmerga kurde dhe forcat aleate, transmeton Express.

Tanket janë duke lëvizur drejt qytetit, i cili është kontrolluar nga ISIS që nga viti 2014.
Ndërkohë, OKB-ja ka shprehur shqetësim të madh për sigurinë e rreth 1.5 milionë njerëzve që gjendet në këtë qytet.

Gjersa operacioni ka filluar, një gjeneral kurd ka thënë: “Nëse vritem sot, do të vdes i lumtur, sepse kam bërë diçka për njerëzit e mi”. /Express/