Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka folur lidhur me autopsinë e trupit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Gërxhaliu ka thënë se ky proces është shumë transparent duke përmendur këtu faktin se familjarët kanë sjellë ekspertë të pavarur për të vëzhguar këtë proces.
“Ekipi i Mjekësisë Ligjore ëhstë i përbërë nga tre ekspertë të Mjekësisë Ligjore, nga jasghtë është sjellë një ekspert i pavarur, një patolog dhe një mjek nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit është poashtu prezent në autopsi, përfaqësuesi i Kryeprokurorit të Shtetit poashtu”, ka thënë Gërxhaliu, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se autopsia do të zgjasë së paku një orë e gjysmë, por që sipas tij varësisht nëse kërkohen analiza të mëtutjeshme ky proces mund të zgjasë.