Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit rreth mesditës së të martës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Curri në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar. Sipas raportimeve paraprake, Ersid Curri, 25 vjeç, ka qëlluar me armë gjyshen e tij 80-vjeçare, Hurme Curri dhe më pas po me të njëjtën armë është vetëvrarë. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë ngjarje aksidentale, apo për një krim të dyfishtë të qëllimtë.