Rajon & Botë

Nikoliqi tërbohet për shkak të hetimit të fondacionit të gruas së tij

Presidenti aktual në detyrë i Serbisë, Tomislav Nikoliq, bukvalisht është tërbuar 10 ditë më parë kur mësoi se dy inspektorë papritur kanë hyrë në fondacionin “Dragica Nikoliq” dhe filluan të kontrollojnë dokumentacionin, shkruan portali beogradas Blic.
Kontrolli filloi të premten e kaluar, ndërsa zemërimin e tij, Tomislav Nikoliqi e tregoi me mos paraqitjen e tij në ambientet e SNS, pas festores në raundin e pare të Aleksandar Vuçiqit. Mungesa e tij ishte justifikuar “nga rinitisi i papritur”. Megjithatë, një stuhi të vërtetë shkaktoi publikimi i informacionit në Blic në lidhje me vizitën e dy inspektorëve në fondacionin e gruas së tij.

“Atë ditë ai ishte i zemëruar si rrëqebull. Ai thirri të gjithë njerëzit me ndikim në Qeveri. Ai kërkoi që sa më shpejt të jetë e mundur dhe urgjentisht të mohohet informacioni i publikuar në “Blic”. Ai iu referua marrëveshjes së pretenduar para zgjedhjeve (presidenciale) që nëse tërhiqet nga gara askush nuk do të shqyrtojë punët e fondacionit të gruas së tij, të cilat ishin të dyshimta për publikun për vite me rradhë. Bile edhe është kërcënuar për publikimin e ‘rrobave të pista’ në Qeveri”, ka thënë një burimi i informuar mirë i Blic-it, raporton Gazeta Express.

Blic-i citon bashkëshorten e Presidentit Nikoliq të ketë thënë se brenda një viti ka arritur të mbledhë 409 milionë dinarë serbë apo rreth 3.3 milionë euro.

Gazeta serbe shkruan se egziston dyshimi se paratë e fondacionit jane përdorur në mënyrë të paligjshme.

“Fjala është në fakt se kompanitë që kanë kryer punën për ndërtimin apo rehabilitimin e disa objekteve kanë marrë më shumë para se shumat e punës. Për shembull, në qoftë se përshtatja e maternitetit ishte 100.000 dinarë, nga fondacioni në llogari të kompanisë janë paguar 140.000 dinarë. Këto 40.000 janë kther mbrapa te njerëzit nga zyra e presidentit Nikoliq. Inspektorët duhet të përcaktojnë se kush ishte i përfshirë në të dhe ku kanë përfunduar paratë. Tani për tani, dyshohet se 500.000 euro në vend të vendeve të ndërtimit kanë përfunduar në xhepat e dikujt, dhe hetimi do të përcaktojë se çfarë ka ndodhur me paratë nga fondacioni”, ka shpjeguar burimi i Blic-it./GazetaExpress/.