Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy pranoi humbjen mbrëmë në raundin e parë të zgjedhjeve brenda Partisë Republikane për kandidat presidencial të Francës dhe njoftoi se në raundin e dytë do ta mbështesë ish-kryeministër i Francës, Francois Fillon.
“E vlerësoj ish-kryeministrin Alain Juppe, por unë do të votoj për Francois Fillon në raundin e dytë të zgjedhjeve brenda partisë”, ka thënë Sarkozy. Ai këtë vlerësim e bazoi, në faktin se beson që Fillon do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale në Francë.
Sipas rezultateve, Fillon ka fituar 43.9 për qind të votave, Juppe 27.9 për qind dhe Sarkozy 21.4 për qind.
Në raundin e parë të përzgjedhjeve kanë garuar shtatë kandidatë, kurse në raundin e dytë do të votohet për dy kandidatët që kanë marrë mese shumti vota në raundin e parë, transmeton KosovaPress.
Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen në dy raunde, më 23 prill dhe më 7 maj 2017./KosovaPress/