ShowBiz

Nicki Minaj përfundoi në gjykatë pasi kopjoi tekstin e këngës

Nicki Minaj është në telashe të mëdha pasi akuzohet se ka kopjuar tekstin e një kënge të publikuar së fundmi.
Këngëtarja Tracy Chapman ka zgjedhur të ndjekë rrugën ligjore sepse është e bindur se Nicki ka vjedhur tekstin e këngës “Baby Can I Hold You” që është publikuar në vitin 1998.

Ajo akuzon reperen amerikane se ka marrë gjysmën e tekstit si dhe të gjithë melodinë dhe e ka përdorur në këngën “Sorry”. Për TMZ, Tracy ka zbuluar se bashkëpunëtorë të reperes kishin kërkuar leje që të përdornin këngën, por që ajo i kishte refuzuar. Por pavarësisht kësaj, Nicki bëri si dëshironte.

Kënga pritet të jetë në albumin e ri të Nicki-t, pasi ende nuk është publikuar versioni final. Gjithsesi, kënga është shfaqur disa herë në radiot amerikane dhe fansat janë të bindur se Tracey ka të drejtë.

the authorBurbuqe Metolli