Aktuale

Ngritët aktakuzë ndaj tre personave për vrasje në tentativë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve R.XH., B.XH. dhe A.S.

Sipas njoftimit për media nga kjo gjykatë, i akuzuari R.XH. më datë 20.05.2017, afër shtëpisë së tij së bashku me prindin e tij B.XH, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një rrugë, fillojnë të përleshen me të dëmtuarin A.S., ku i akuzuari R.XH. e godet me thikë dy herë, therrje këto te cilat kanë rezultuar lëndime të renda trupore dhe të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit. Me këto veprime i akuzuari R.XH., ka kryer veprën penale, vrasje në tentativë, nga neni 178, lidhur me nenin 28, të KPRK-së.

Ndërsa, për të akuzuarin B.XH. është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale, pjesëmarrje në rrahje, nga neni 190, paragrafi 1, të KPRK-së, transmeton KosovaPress.

Për të akuzuarin A.S., është ngritur aktakuzë për veprat penale, lëndim i rëndë trupor, nga neni 189, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, të KPRK-së dhe lëndim i lehtë trupor, nga neni 188 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4, të KPRK-së.