Aktuale

Ngritën çmimet e konsumit në Kosovë

Çmimet e konsumit në vend janë më të larta për 0.9% në muajin tetor të këtij viti, krahasuar me muajin shtator 2016. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: perimet 2.9%; rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse 21.0%, ngritje e çmimit të rrymës elektrike në një mesatare prej 39.7% për shkak të aplikimit të tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2016 – 31 mars 2017.

Po ashtu, përdorimi i pajisjeve për transportin personal 1.3%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4% në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Kështu thuhet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave, në të nënvizohet se ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: qumështi, djathi dhe vezët  -1.4%; pemët -7.9%; shërbimet për transport -1.4%-rënie e çmimit të biletave me aeroplan; pajisjet telefonike dhe të telefaksit -2.6%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.5% në IHÇK.

“Shkalla e inflacionit e matur në muajin tetor 2016 me muajin tetor 2015 ishte 0.9%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.9% në muajin tetor 2016, krahasuar me muajin tetor 2015 në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish (1.2%); qumësht, djath dhe vezë (1.3%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.4%); duhan (5.1%); veshje (2.5%); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (1.6%)-(ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje); shërbime për transport (12.4%) – (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1% në IHÇK”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, gjithnjë sipas AKS-së, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: bukë dhe drithëra -1.4%; dhe pemë -5.7%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.2% në IHÇK./KosovaPress/