Pesë automjete udhëtarësh dhe një automjet transportues kanë rrëshqitur nga rruga në rrugët magjistrale Ohër-Kërçovë në drejtim nga Novo Sella deri në grykën malore Presekë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm material, informoi policia e Ohrit.
Sipas kumtesës policore, arsyet e rrëshqitjes së automjeteve janë ngricat në rrugë, shiu i ngrirë, por edhe shpejtësia e papërshtatshme e lëvizjes në kushtet e rrugës.
Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Ohër rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të rekomandimeve të nëpunësve policorë dhe të sinjalizimit të vendosur horizontal dhe vertikal.
Ekipi i SPB – Ohër, në të cilin ka përfaqësues të Këshillit komunal për siguri do të bëjnë ekspertizë në lëvizjen rrugore ku ka ndodhur rrëshqitja e makinave.