I ftohti dhe bora kanë kapluar Kosovën që nga dita e diel, duke bërë që rrugët e Kosovës të jenë vështirë të kalueshme, e disa prej tyre të bllokohen tërësisht.
Por përveç bllokimeve të rrugës, Kosova po ballafaqohet edhe me temperatura të ulëta, që nuk ishin karakteristikë e këtij dimri, shkruan gazetametro.net.
Sot temperaturat prekën -10 gradë gjatë natës, ndërkohë ato do të ngriten në -4 gjatë ditës, por sërish kjo nuk është dita më e ftohtë.
I ftohti për sivjet do të shënojë rekord nesër ku do të zbres në -15 gradë celsius.
Moti i ftohtë në këtë javë ka bërë që të rritet numri i aksidenteve. Vetëm në ditët e fundit kanë ndodhur qindra aksidente me të lënduar dhe dëme materiale./gazetametro.net