Aktuale

Ngjitje tradicionale në Korab me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, 8 Shtatori, klubi alpinist “Korab” sot e organizon aksionin e 25-të tradicional – ngjitje në majën më të lartë Maqedoni “Korabi i Madh” (2.764 metra lartësi mbidetare).

Fillimi zyrtar i ngjitjes në maje do të jetë në orën 9 nga karakollin “Pobeda”, ndërsa “mbyllja” e majës dhe kthimi i të gjithë pjesëmarrësve drejt pozicionit fillestar do të jetë ora 15.

Pjesëmarrësve do t’u ndahen mirënjohje dhe falënderime, do të ketë pikë për ndihmën e parë, ndërsa udhëheqësit nga klubi do të jenë përgjatë shtegut për ndihmë dhe asistencë eventuale.

Nga klubi alpinist “Korab” theksojnë se të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të përgatitur mirë psiko-fizikisht dhe të pajisur me pajisje standarde alpiniste për male të larta dhe kushte të ndryshme të motit./MIA/