Shëndetësi

Ngjitësi elastik mbyll plagët për 60 sekonda

Një ngjitës elastik mundet në të ardhmen të trajtojë plagët e shkaktuara në aksidente të veturave ose zona lufte, pasi që ka treguar me sukses se mbyll plagët brenda një minute, transmeton KosovaPress.

MeTro gel shihet si ngjitës potencial për shpëtimin e jetës së njeriut.

“Ekipi i inxhinierëve biomedikal nga Universiteti në Sidnej kanë zhvilluar një substancë ngjitësi, e cila është e ngjashme me salikonin që përdoret në banjë dhe pllakat e kuzhinave”, ka thënë profesori Anthony Weiss.

Sapo të vendoset në zonë, ai trajtohet me rreze ultraviolet dhe mbyll plagën brenda 60 sekondash dhe nuk lë shenja të helmimit në trup.