Aktuale

Ngjarje tragjike në familjen shqiptare në Itali, mbytet në det 6 vjeçari

Një djalë 6 vjeçar, fëmija e një çifti shqiptar emigrantë në Itali ka humbur jetën duke u larë në det në afërsi të urës së drunjtë në molin jugor të plazhit të Rosetos.

Vogëlushi po kalonte një ditë pushimi në det së bashku me nënën e vëllanë e tij.

Mediat lokale italiane informojnë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondave, kur vogëlushi me emrin Elidon Bufi sapo kishte hyrë të lahej në det.

Rezultuan të pashpresa tentativat e plazhistëve për t’i shpëtuar jetën si dhe ndërhyrja me helikopter e ardhur nga strukturat mjekësore të qytetit të Peskarës.

Kapiteneria e portit po heton mbi zbardhjen e dinamikës së kësaj tragjedie.