Dje në rrugën “Nexhmedin Llumnica” në Prishtinë policia ka arrestuar një të mitur pasi kishte vjedhur 38 mijë euro nga viktima-mashkull.
Pas intervistimit të policisë i mituri i ka kthyer 11 mijë euro ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur edhe 6.300 euro të tjera, të cilat i janë kthyer viktimës.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.