Aktuale

Ngacmon ish të dashurën, arrestohet

Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka ngacmuar viktimën femër me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie, ka bërë të ditur policia.

Tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë /KosovaPress/