Presidenti Donald Trump ka deklaruar se jetët e njerëzve po shkatërrohen nga pretendimet e kota për abuzime.
“Nuk ka shpëtim për dikë që akuzohet gabimisht”, tha Trump, transmeton portali arbresh.info
Gjatë kësaj jave nga Shtëpia e Bardhë janë larguar dy pjesëtarë të stafit të administratës Trump.
Shtëpia e Bardhë është kritikuar për mënyrën e trajtimit të akuzave dhe komentet kanë nxitur reagime të mëdha.
Komentet e tij vijnë në mes të një debate që ka përfshirë mbarë botën mbi ngacmimin seksual dhe abuzim të pushtetit./arbresh.info/