Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se që nga sot do të mbajë mot sikurse i vjeshtës.
Nga dita e martë vendi ynë do të karakterizohet me një mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjik, reshje shiu, ulje të vlerave të temperaturave maksimale nën vlerat e normales. Shtypja atmosferike do të shënoj ulje për 3-5 milibar.
Mot jostabil do të na shoqëroj për gjithë këtë periudhë të parashikimit, mirëpo nga dita e enjte serish pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale./KP
Tags:moti