Aktuale

Nga sot mund të qarkulloni në autostradën 700 milionëshe

Është lëshuar për qarkullim autostrada “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Hanin e Elezit, raporton Gazeta Expres

Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë liderët e vendit, mysafirë të tjerë nga vendi dhe vendet e rajonit.

Autostrada “Arbën Xhaferi” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 706 milionë euro.

Kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon me gjatësi 5.7 kilometra pa ndërprerje kurse lartësia maksimale është 83 metra./Express