Aktuale

Nga qeveria reagojnë për emërimin e Richard Grenell në krye të intelegjencës së SHBA-ve

Nga Qeveria e Kosovës kanë reaguar pas emërimit të Richard Grenellit në postin e Drejtorit të Intelegjencës Kombëtare të SHBA-ve.

Është zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti ai që përmes një postimi në Facebook është “krenuar” me faktin se fotoja e ballinës në gazetën e njohur “New York Times”, që tregon për emërimin e Grenellit në këtë pozitë është shkrepur në zyret e LDK-së.

Për pozitën e re ai e ka uruar Richard Grenellin, i cili para nënshkrimit të koalicionit me VV-në, kishte qenë edhe në zyret e LDK-së.

Postimi i plotë:

Nje foto domethenese nga zyret e LDK-se ne New York Times me rastin e avancimit te Ambasadorit Grenell nga Presidenti Trump.

Urime z. Ambasador. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN