Aktuale

Nga nesër kufizohet lëvizja nëpër qytetet ku ka me shumë raste me COVID-19

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga nesër të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve, si masë për mbrojtje nga Coronavirusi, për ato vende ku ka më shumë të prekur me këtë pandemi.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në një konferencë për medie ka thënë se kufizimi do të fillojë nga ora 21:00  deri në ora 5  të mëngjesit, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu, Hoti ka thënë se edhe Gastronomia do të jetë e mbyllur pas kësaj ore

the authorGazetaKNN