Ngjarje si në filma ka ndodhur dje në Prizren.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima e gjinisë femëore ka raportuar në polici një rast të grabitjes, raporton lajmi.net.
Sipas Policisë, së njëjtës grabitësit të cilit ishin në lëvizje me motoçikletë, i kanë vjedhur çantën.
“Viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në rrugë së bashku me bashkëshortin e sajë, i janë afruar me një Motoçikletë dy persona të cilët në kokë mbanin helmeta, në lëvizje i kanë vjedhur çantën e krahut”, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.
Viktima ne çantë ka pasur letërnjoftimin, një telefon “Samsung”, një portofol, para të gatshme, si dhe disa gjera personale.
Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. /Lajmi.net/