Aktuale

Nga këto komuna janë dy rastet e reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë shënuar edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Njëri është nga Gjakova e tjetri nga Prizreni.

Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.

“Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, gjithsej njëqind e tetë (108) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv. Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv dhe Pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit”.

Deri më sot janë 108 persona që u preken nga COVID-19.