Aktuale

Nga djegia e shtyllës elektrike digjen pjesërisht edhe dy vetura në Lipjan

Ditën e djeshme rreth orës 12:45 është raportuar për djegien e një shtylle elektrike në Lipjan.

Si pasojë e saj janë djegur pjesërisht edhe dy vetura me targa vendore pronë e dy ankuesve meshkuj K-Shqiptarë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. /GazetaExpress/

the authorBurbuqe Metolli