Aktuale

Nga aksidenti i rëndë në Rahovec, tre të vdekur (Foto)

(E plotësuar) Nga aksidenti i ndodhur pak çaste më parë afër “Restaurant Jaha” kanë vdekur 3 persona.

Rahoveci24 merr vesh se të tri personat e vdekur nga aksidenti janë një familje nga Prizreni, prindërit dhe i biri i tyre.

Të lënduar të tjerë janë nga Rahoveci dhe nga vetura tjetër e përfshirë në aksident.

Ende nuk dihen rrethanat se si ndodhi aksidenti më i rëndë në vitet e fundit në Rahovec.

Gazeta Express ka tentuar të marr informata për këtë aksident, por në Policinë e Rahovecit nuk kanë pranuar të japin detaje rreth këtij rasti.

 

Aksident i rëndë në Rahovec, dyshohet për të vdekur 

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në Rahovec, e ku ka të lënduar dhe dyshohet për një të vdekur

Në orët e mbrëmjes, sonte, ka ndodhur një aksident komunikacioni në Rahovec te Restorant “Jaha” ku janë përfshirë dy vetura.

Burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, me ç’rast lëndime të rënda kanë marrë disa persona dhe dyshohet se një person ka  vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoambulancat dhe policia.